Edhe pse është e lindur në Holandë, Beatrix Ramosaj origjinën e ka nga Llapashtica e Podujevës. Pas disa viteve që i ka bërë në Holandë dhe Gjermani, ajo kujton kohën e pasluftës që është kthyer për të jetuar në Llapashticë, ku ka jetuar pesë vjet. “Me nostalgji kujtoj vitet e fëmijërisë që i kalova në Llapashticë, atje kam pasur shumë shoqe, mbase më kujtohen edhe lojërat që i bënim bashkë. Pas ndarjes së prindërve ne u transferuam në Prishtinë, aty kemi jetuar tre vite dhe në fund vendosëm të jetonim në Tiranë, ngaqë Tirana ofronte më shumë mundësi për mua dhe vëllanë dhe po bëhen gati gjashtë vite që jetojmë këtu”, ka thënë ajo për Zëri. Babai i saj tash e tre vite nuk jeton më, mirëpo dashuria për babanë e ka shtyrë që ajo të shkojë dhe ta vizitojë Llapashticën gjatë këtyre ditëve. “Me babin gjithmonë kemi qenë shumë të lidhur, për çdo pushim takoheshim, ne shkonim te ai dhe ai na vizitonte shpesh. Ishte krenar për mua dhe për vëllanë që na shikonte duke studiuar, duke ecur përpara. Para tre vitesh, në vitin 2010, babi im ndërroi jetë, ka qenë shumë e vështirë për mua vëllanë dhe nënën. Ishte koha kur unë sapo kisha filluar karrierën time muzikore, sapo kisha marrë pjesë te ‘Kënga Magjike’ dhe më lajmëruan që isha në gjysmë-finale. Isha shumë e mërzitur dhe nuk doja të vazhdoja më, por dëshira e babit tim më dha forcë të vazhdoja të realizoja ëndrrën time. Gjithmonë më thoshte: ‘Trixa ime do bëhesh e madhe një ditë’, dhe unë bëj gjithçka që ta bëj krenar babanë tim të ndjerë”, ka shtuar ajo. Beatrix ndjehet krenare për babanë e saj, ajo nuk do të ndalet së punuari në mënyrë që ta çojë deri në fund dëshirën e tij. Në muajin shtator ajo planifikon ta plasojë një këngë të re bashkë me videoklip dhe më vonë edhe albumin e parë. “Jam duke punuar albumin tim të parë me producentët De Vox dhe Gramoz Kozelin, në shtator mendoj të lansoj një videoklip dhe në vazhdim disa këngë të reja”.
Thursday, August 22, 2013
Beatrix: Babai, frymëzim për realizimin e ëndrrës

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment