Thursday, August 29, 2013

Bota do të ishte ndryshe nëse Hitlerin do ta shkelte një Mercedes (Video)

Historia do të kishte qenë ndryshe në rast se një Mercedes do ta shkelte kreun nazist, Adolf Hitler, që kur ishte fëmijë – ky është mesazhi i një reklame kontroverse të xhiruar nga studentët e një akademie filmike. Për markën e famshme të automjeteve ka pasur reklama nga më të ndryshmet, mirëpo kjo e fundit ka nxitur reagime të shumta në Gjermani dhe në vendet e tjera. Megjithatë, është me rëndësi të ritheksohet se nuk është një reklamë zyrtare e Mercedesit, porse një temë diplome e studentëve nga Ludwigsburgu. Meqenëse, Mercedesi lëvdohet me teknologjitë e veta të sigurisë, studentët kanë krijuar një variant në të cilin edhe vet automjeti vet i paraprin rrezikut. Vetura i njeh fëmijët e mirë dhe ndalet para tyre, mirëpo kur e zbulon ‘Hitlerin e vogël’ e përplas për të parandaluar rrezikun që mund të ndodhë në të ardhmen. Reklama përfundon me “Hitlerin e vogël të shtrirë të vdekur”. Ky xhirim është konsideruar aq brutal dhe ofendues, saqë në asnjë mënyrë nuk do të lejohet emetimi i tij.

No comments:

Post a Comment