Saturday, August 17, 2013

Kejsi Tola, probleme me peshën


Këngëtarja nga Shqipëria, Kejsi Tola, përkundër moshës së re, vazhdon të ketë probleme me peshën. Katër vite më parë, 20-vjeçares iu desh të mbante një dietë rigoroze dhe të bënte ushtrime të shpeshta për pjesëmarrjen e saj në Eurovision. Asokohe ajo humbi disa kilogramë dhe u shfaq në skenë me linja elegante që i dhanë mundësinë të performonte numra të vështirë baleti. Mirëpo, Kejsi, e cila studion në Akademinë e Arteve të Bukura për Kanto, e ka pak të vështirë të mbajë trupin në formë pa u sforcuar me ushtrime sportive apo dieta – raporton Panorama Plus. Këtë verë, këngëtarja ka qenë me pushime në plazhin e Himarës me shoqet e saj, dhe në një nga fotografitë duket se ka probleme kryesisht me barkun. Kjo është dhe arsyeja që këngëtarja preferon të mos postojë foto ku shfaqet e zhveshur në plazh, pasi me sa duket ka kompleksin e një trupi jo perfekt.

No comments:

Post a Comment