Transferimi i futbollistit uellsian, Gareth Bale, te klubi spanjoll i futbollit, Real Madrid, i cili besohet se do të kushtojë 109 milionë euro, është çmenduria e radhës që ka vënë në lëvizje botën për nivelet që po arrijnë shumat e shpenzimeve për lojtarët. Presidenti i Realit, Florentino Perez besoi se për këmbët e Gareth Bale shpenzoi 109 milionë euro, para me të cilat do të kishte mundur të blente gjithë ekipin e Real Sociedadit, apo gjithë kampionatin e Uruguait. Ai me këto para ka mundur të blejë edhe tri herë lojtarin Hulk, tri herë lojtarin Edin Dzeko dhe katër herë lojtarin Stevan Jovetic. Apo do të mund të blente 90.833.333 herë lojtarin Mabvati të Betisit, i cili i shkaktoi vështirësi të mëdha Real Madridit në ndeshjen e të dielës së kaluar. Betisi e bleu lojtarin për 1 euro e 20 cent nga Numancia. Por, nëse ju pëlqen arti me këto të holla do të mund të posedonit në dhomën e ndenjës pikturën “Doktor Gashet” nga Vincent Van Gogh, sepse 109 milionë euro për të pagoi manjati japonez Saito në vitin 1990. Atij që i pëlqejnë pijet alkoolike do të mund të koleksiononte 77 shishe të shampanjës “Gout de Diamant”, të shijojë 146 javë pushime në suitën luksoze të pallatit Emirates në Abu Dhabi dhe të blejë 15 iPhone me diamantë të zinj. Me këto para mund të bleni edhe 34 makina të Batmanit apo 345 makina Lamborghini Aventador, sikurse ajo që posedon Cristiano Ronaldo. Por, me këto para Perez do të mund të kishte bërë bamirësi, duke vlerë për 15 euro 100 vaksina kundër vruthit, e me të cilat do të shpëtoheshin 727 milionë fëmijë anë e mbanë botës.
Tuesday, August 27, 2013
Me paratë për Bale shpëtohen 727 milionë fëmijë

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment