Saturday, August 17, 2013

Mirjeta Shala dhe Donika Emini janë fituese në ‘Miss Kosova 2013’


Në edicionin e sivjetmë të spektaklit të bukurisë, Miss Kosova 2013, janë shpallur dy fituese: Mirjeta Shala - Miss Kosova Universe, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe dhe Donika Emini - Miss Kosova Earth që do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Earth. Shoqëruesja e parë e Miss Kosova Universe u zgjodh Aleksandra Dadivanovic nga Ulqini, derisa shoqëruesja e parë e Miss Kosova Earth është Diana Tahiri. Miss Miqësia e fitoi Sabina Burgaj nga Shkodra, derisa Miss Fotogjeninë e mori Sabrina Perlleshi. ‘Miss Kosova 2013’ është mbajtur të premten mbrëma në ‘Green 21’ nën organizimin e Agnesa Vuthajt, Fadil Berishës dhe Labinot Gashit, ndërsa të shtunën është transmetuar në RTV21.

No comments:

Post a Comment