Monday, August 19, 2013

Puthja në buzë, traditë në kulturën ruse

Dy atletet ruse, Tatyana Firova dhe Kseniya Ryzhova, që u puthën në buzë pas marrjes së medaljeve të arta të stafetës 4x400 në Botërorin e Atletikës në Moskë, kanë përgënjeshtruar se ai gjest ishte një protestë kundër ligjit rus që diskriminon homoseksualët. “Këto janë histori të fryra nga mediat perëndimore, ishte vetëm një shprehje gëzimi”, kanë thënë atletet nëpërmjet zëdhënëses së Federatës Ruse të Atletikës. Në fakt, puthja në buzë është traditë në kulturën ruse dhe mediat e këtij vendi nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi këtij gjesti.

No comments:

Post a Comment