Tuesday, August 20, 2013

Almeda Abazi do të luajë te Sulltani?


Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, do të jetë pjesë e serialit të famshëm turk, “Muhtesem Yuzyil” (“Shekulli madhështor”). Miss Globe Albania (2008), pas pjesëmarrjes në shumë aktivitete të ndryshme në Turqi, ku përveç bukurisë tregoi dhe talentin e saj në aktrim, pritet ta rritë edhe më shumë popullaritetin me pjesëmarrjen në këtë serial. Pjesëmarrja e Almedës në serialin që flet për Sulltan Sulejmanin pritej të ndodhte që në sezonin e kaluar, mirëpo u shty për shkak të angazhimeve tjera të saj. Personazhi që do të aktrojë bukuroshja është një vajzë italiane (Valeria), e cila së bashku me një shoqe të saj (Cecilia) jetojnë në pallatin e Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe dërgohen në pallatin e Sulltanit.

No comments:

Post a Comment