Tuesday, August 20, 2013

Rita Ora, tifoze e Sigal Prishtinës (Foto)


Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur preferencën e saj sa i përket basketbollit kosovar – ajo është fotografuar me fanellë të klubit më të trofeshëm kosovar në basketboll, Sigal Prishtinës. Me Rita Orën është takuar menaxheri për marrëdhënie me publik i Sigal Prishtinës, Ramadan Gagica, i cili po ashtu është edhe pjesë e kabinetit të ministrit të MBPZHR-së, Blerand Stavilecit, i cili njëkohësisht është president i klubit prishtinas të basketbollit. Më shumë flet vet fotografia, kurse Rita Ora pa dyshim se duhet të jetë tifoze e flaktë e Sigal Prishtinës, pasi ajo ka gjetur kohë të shprehë dashurinë ndaj klubit në kohën kur ajo është e zënë me V Festival e ku ajo ka performuar para dhjetëra mijëra adhuruesve të saj. Nuk dihet nëse Rita Ora i përcjell ndeshjet e klubit shqiptar, por një gjë është e sigurt – ajo nuk po e harron asnjëherë vendlindjen e saj dhe njerëzit që e duan atë më së shumti, e që janë bashkëkombasit e saj.

No comments:

Post a Comment