Sunday, August 18, 2013

Edita nuk shqetësohet nga thashethemet

Këngëtarja se k si, Edita Sopjani, thotë se shpesh është pre e thashethemeve për jetën e saj private, mirëpo pranon se është mësuar me ato dhe se po e jeton jetën e saj. Edita, e cila është spekuluar shumë herë për jetën e saj private, ka thënë për Zëri se ajo po tenton të shijojë jetën dhe të mendojë për projektet e të ardhmes. “Thashethemet më kanë penguar shumë, mirëpo tani me kalimin e kohës jam mësuar me to. Në fakt, disa spekulime natyrisht se vazhdojnë të më pengojnë, sepse në asnjë kohë nuk jam e lirë as me një të afërm të dal për shkak se nesër e di se çfarë mund të shkruajnë mediat ose të flasin njerëzit”. “Mirëpo, mendoj që jam e kujdesshme sa i përket jetës time private dhe mundohem sa më shumë të mbaj për vete në mënyrë që të mos ju jap hapësirë të tjerëve për spekulime. Por, sidoqoftë jemi persona publik prandaj përfolemi në opinion”, ka thënë Edita.

No comments:

Post a Comment