
Kim Kardashian pëlqen që të qëndrojë në shtëpi me vajzën e saj North West, teksa dëshiron të pushojë edhe disa muaj në mënyrë që të lidhet sa më shumë me të.
32 vjeçarja, e cila solli në jetën fëmiun e saj të parë në qershor, besohet se nuk ka dëshirë që t’i kthehet punës derisa të mos lidhet mirë me vajzën e saj.
“Ajo e di se ka dashur të pushojë dhe ajo po kënaqet. Ajo dëshiron madje të pushojë edhe disa muaj ekstra, pasi ndjen se nuk ka pushuar sa duhet, nuk ka qëndruar mjaft me vajzën”.
“Ajo kalon shumë kohën me vajzën e saj dhe po mëson shumë. Ajo nuk e ka ditur se si është të rrisësh një fëmijë, kështu që tani po e mëson procesin. Ajo është aq e lumtur. Unë kurrë nuk e kam parë më të lumtur. Ajo po buzëqesh gjatë gjithë kohës. Ajo ndihet shumë e sigurt në shtëpi tani. Ajo nuk po nxitohet që të kthehet në ekran”, ka thënë një burim i revistës People.
No comments:
Post a Comment