
Një 14-vjeçar nga India ka trupin e 110-vjeçari, pasi ai është prekur nga një sëmundje e rrallë e quajtur ‘progeria’, e cila e shton moshën tetë herë më shumë se sa normalja.
Ali Hussain ka përjetuar vdekjen e dy vëllezërve dhe tri motrave të tij nga e njëjta sëmundje, nga e cila në të gjithë botën janë prekur 80 njerëz.
“Do të doja të isha një persona normal që mund të luajë, të shkojë në shkollë, të ushtrojë disa sporte, të rrezikojë. Ndonjëherë më kap depresioni, por shumicën e kohës marr më të mirën e jetës që kam”, është shprehur djaloshi.
Të sëmurët nga progeria kryesisht nuk jetojnë më shumë se 14 vjet, megjithatë pavarësisht prognozës së pamëshirshme, Aliu nuk dorëzohet dhe akoma shpreson të jetojë më gjatë.
“Dua shumë të jetoj dhe shpresoj që të ketë një ilaç për gjendjen time. Nuk i trembem vdekjes, por prindërit kanë vuajtur shumë. Do të doja të kisha jetuar më gjatë për ata. Nuk dua të jem barrë e tyre”, ka shtuar djaloshi.
Prindërit e tij, Nabi Hussain Khan dhe Razia, janë kushërinjtë të parë dhe janë martuar me mblesëri para 32 vitesh. Ata kanë pasur tetë fëmijë, pesë prej të cilëve kanë vdekur nga progeria, Aliun e sëmurë dhe dy vajza që nuk janë prekur nga kjo sëmundje.
No comments:
Post a Comment