
Nga hobi mund të bëhen shumë gjëra interesante, por rrallë herë helikopteri. Një mekanik i makinave bujqësore nga Presheva ia doli kësaj, pa ndihmën e askujt.
Mjeshtri më i njohur i traktorëve në Preshevë, Qani Lutfiu, në punëtorinë e tij realizoi një helikopter me një ulëse.
Një muaj më parë në oborr i testoi komponentët që vet i ka dizajnuar, si dhe motorin nga vetura trabant. Meqë nuk ishte i lumtur me propelerin, ai e çmontoi tërësisht fluturaken e tij.
Punimi i këtij helikopteri të veçantë ka zgjatur gati katër vite, ndërsa Qaniu i bëri vet të gjitha investimet. Sipas llogarive të tij, deri tash ka shpenzuar 10 mijë euro, raporton B92.
No comments:
Post a Comment