
Një Ferrari i rrallë nga viti 1967 që ishte pronë e Eddie Smith, është shitur për 27.5 milionë dollarë. Ferrari 275 GTB/4*S N.A.R.T. Spyder është një nga dhjetë veturat e ndërtuara të këtij lloji.
Smith ndërroi jetë në moshë 88-vjeçare në vitin 2007 dhe që atëherë automjeti është mbajtur në një garazh special.
Djali i tij, Smith Jr., thotë se kjo veturë ka qenë pjesë e familjes së tyre për 45 vjet. Duke ruajtur traditën e babait filantrop, familja i ka dhuruar të gjitha paratë për bamirësi.
Natyrisht, emri i blerësit nuk është bërë i ditur nga shtëpia që organizoi ankandin.
No comments:
Post a Comment