Sunday, August 18, 2013

Si te hiqni njollat e çokollatës nga rrobat dhe divani?

E verdha e vezës dhe glicerina pastron njollat nga çokollata, ndërsa limoni dhe përzierja e amoniakut me ujë - divanin. Njollat nga çokollata. Bëni një përzierje të vogël të të verdhës së vezës dhe glicerinës. Vendoseni këtë masë të përftuar në vendin ku ndodhet njolla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, fërkojeni dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Njollat në divan. Njollat mund t’i pastroni me një përzierje të 5 ml amoniakut, me 500 ml ujë, ndërsa për materiale të ndjeshme ju këshillojnë që në vend të kësaj përzierjeje të përdorni lëng të pastër limoni. Shtrydheni limonin, lageni një pjesë të stofit të vrazhdë me të dhe përdoreni për pastrim. Çokollata ka gjasa të pastrohet edhe me detergjent për larje rrobash dhe me çorape najloni. Shumë detergjent dhe pak ujë, mos e lagni shumë leckën, merrni më shumë shkumë dhe me të pastrojeni divanin me shtypje paksa më të madhe.

No comments:

Post a Comment