Saturday, August 17, 2013

Funeral në hapësirë për dymijë dollarë (Video)


Çdo herë e më shumë po rritet magjepsja e njeriut me hapësirën, e ndonjëherë edhe në mënyrë bizare, siç është rasti i firmës amerikane “Elysium Space” që dërgon trupat e djegur të të ndjerëve në orbitën e Tokës. Rezervimet tashmë kanë filluar për "fluturimin memorial hapësinor” që do të mbahet vitin e ardhshëm nga Cape Canaveral. Anija kozmike me mbetjet djegura në kapsulë, pas lansimit do të kalojë në orbitë, për t’u djegur pastaj në atmosferën e Tokës. Familjarët përmes një aplikacioni mund të dinë vendndodhjen e saktë të kapsulës, ndërsa një ish-inxhinier i NASA-s, Thomas Civeit, themelues i kompanisë, kështu shpjegon idenë e tij: “Ky projekt do interesojë njerëzit që mendojnë se gjithësia është vend i veçantë dhe i mrekullueshëm”. Megjithatë, firma e tij nuk është e vetmja që merret me “fluturimet memoriale hapësinore”. Kompania “Kaletis” ofron shërbime të ngjashme për pesëmijë dollarë, ndërsa në ofertën e saj ka edhe fluturim me njëmijë dollarë, që nënkupton fluturimin në gravitetin zero dhe kthimin në Tokë.

No comments:

Post a Comment