Saturday, August 17, 2013

Lamborghini ndahet në dysh - në mes të Prishtinës (Foto)


Një veturë e markës së shtrenjtë Lamborghini, është ndarë në mes, në qendër të Prishtinës. Rasti ka ndodhur te kompleksi i kafiterive i njohur si “Te Komiteti”, afër restorantit “Pisha”. Sipas dëshmitarëve, deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka rritur shpejtësinë e veturës, e ajo ka devijuar për t’u ndaluar në një lis të trotuarit. Siç mëson Telegrafi, makina luksoze ka qenë duke u drejtuar nga një femër. Mësohet se shoferi ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

No comments:

Post a Comment