Një këshill bashkiak londinez e ka zëvendësuar recepsionisten njerëzore me një hologram.
Asistentja virtuale, Shanice, do të “trajnohet” t’u përgjigjet disa pyetjeve të kufizuara në një recepcion në këshillin bashkiak të Brentit. Këshilli ka paguar 12.000 funte për këtë hologram, por thonë se një hologram kushton më lirë sesa një njeri i punësuar.
Shanice do të shfaqet prapa një tavoline në bashki për t’i orientuar njerëzit në drejtimin e duhur, raporton Evening Standard.
Ajo do të jetë në gjendje që t’i orientojë si duhet vizitorët nëpër pjesët e ndërtesës që ka kushtuar 90 milionë funte, ku regjistrohen lindjet dhe vdekjet, si dhe aplikohet për certifikata martesore dhe shtetësi.
“Në ditët e sotme duhet vazhdimisht të kërkojmë mënyra të reja për uljen e shpenzimeve... Shpresoj që njerëzit ta vizitojnë atë herën tjetër kur të vijnë në qendrën qytetare, ajo duket shkëlqyeshëm dhe është gjithmonë miqësore”, ka deklaruar përfaqësuesi i Brentit për klientët dhe qytetarët, James Denselow.
No comments:
Post a Comment