Edhe pse nuk rriten në pemë, në qytetin e vogël Lewes, në shtetin e Delaware, të hollat bien nga qielli.
Leonard Maull, pronar i një dyqani të pajisjeve të peshkimit, para vdekjes së tij shprehu një dëshirë: një vit pas vdekjes së tij, 10 mijë dollarët që i ka deponuar në fondin e mirëbesimit, të hidhen nga helikopteri - tek marina në port.
Fundjavën e kaluar, dëshira iu plotësua, sepse në Lewes binin bankënotat me vlerë 5, 10, 20 dhe 50 dollarë, shkruan Huffington Post.
"Ishin paratë e tij dhe me to ai kishte të drejtë të bënte çka të donte”, ka thënë Bill Berry, menaxher i fondit.
Kur kanë parë kartëmonedhat tek bien nga qielli, banorët lokalë dolën nga të gjitha drejtimet për t’i kapur ato.
No comments:
Post a Comment