Thursday, August 29, 2013

Jetuan 65 vjet së bashku dhe vdiqën të njëjtën ditë


Çifti Harold dhe Ruth Knapke kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë, pasi kanë kaluar plot 65 vjet martesë. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku, 14 nipa e mbesa dhe tetë stërnipa e stërmbesa. Harold ishte 91 vjeçar në ditën e vdekjes, kurse Ruth 89 vjeçe. “Të gjithë mendojmë se kjo nuk është rastësi. Ata ishin të përkushtuar dhe besnikë ndaj njëri-tjetrit. Askund nuk shkonin të ndarë”, ka deklaruar vajza e tyre, Carol Romie, ndërsa citon Time. E gjithë familja e konsideron vdekjen e tyre si vazhdim të dashurisë së përjetshme. “Besojmë se kanë dashur të jenë së bashku edhe në jetën tjetër, sikurse në këtë”, ka thënë vajza tjetër, Margaret Knapke.

No comments:

Post a Comment