Thursday, August 29, 2013

Marrëdhënie me 100 mijë meshkuj për të hyrë në Guinness


Polakja Ania Lisewska është në kërkim të 100.000 partnerëve seksualë për të realizuar dëshirën e saj për të hyrë në Librin e rekordeve Guinness. 20-vjeçarja kërkon të bëhet femra që ka pasur marrëdhënie me numrin më të madh të burrave në botë. Për të çuar në fund misionin e saj, ajo ka hapur një ueb-faqe, në të cilën mund të regjistrohen të gjithë kandidatët e mundshëm për të fjetur me të. Në këtë faqe, Ania bën të ditur se ka organizuar një maratonë të vërtetë seksi, 24 majin e kaluar, ndërsa që atëherë gjatë çdo fundjave po lëviz nga një qytet i Polonisë në një tjetër, për të përmbyllur objektivin e saj. Në këmbim të 10 eurove, (të nevojshme për të paguar dhomën e hotelit), çdo mashkull mund të kënaqet për 20 minuta. “Nëse doni të merrni pjesë në maratonën time të seksit dhe të mësoni ku ndodhem çdo fundjavë, regjistrohuni. Sapo të regjistroheni do të mësoni adresën time dhe numrin e telefonit. Unë e dua seksin, më pëlqen të dëfrehem dhe i adhuroj burrat, edhe pse në Poloni seksi është ende një argument tabu”, ka shkruar ajo në faqen e internetit. Që nga momenti që 20-vjeçarja ka hedhur në rrjet këtë nismë, mësohet se ka çmendur përdoruesit e blogosferës. Madje disa ia kanë hakuar faqen e Faceboook, ku shkruanin se vajza ishte infektuar me HIV. Mirëpo, pasi rimori adresën ajo e ka përgënjeshtruar lajmin. Një nga ndjekësit e saj i shkruan: “Edhe nëse do bëje seks me 50 burra në javë, do të duheshin 38 vjet për të kapur rekordin. Kjo do të thotë se do ta përmbyllje në moshën 59 vjeçare. Ky duket mision i vështirë edhe për një vajzë plot entuziazëm”.

No comments:

Post a Comment