Tuesday, August 27, 2013

Nëna jep lajmet – vajza shfaqet në transmetim (Video)

Prezantuesja Lena Alwash është penguar nga vajza e saj teksa po i transmetonte drejtpërdrejtë lajmet. Vajza, e cila gjendej në studiot e televizionit maroken Medi 1, është paraqitur në kuadrin e kamerës duke ia treguar nënës së saj telefonin celular, mirëpo kur e kuptoi se nëna ishte e zënë, u largua menjëherë. Alwash ka reaguar në mënyrë profesionale duke vazhduar me transmetimin e lajmeve, ndërsa padyshim që pas përfundimit të tyre vajza ka pasur ca telashe me mamin e saj.

No comments:

Post a Comment