Një rrëfim bizar vjen nga Amerika. Artisti i tatuazheve, Larry Da Leopard (40), është aq i fiksuar me pamjen e leopardit, sa që tërë trupin e bëri t’i ngjajë me këtë shtazë.
Për 20 vite ai "dekoron" kështu trupin e tij, ndërsa thotë se nuk do të ndalet.
"Familja më ka lëçitur, ndërsa jemi pajtuar pas 10 vitesh. Nuk dua të jetoj si të tjerët. Dua ta dirigjoj unë jetën time”, ka thënë ai.
Që bizarja të jetë më e madhe, Larry jo vetëm që duket si leopard, por ai edhe ashtu sillet. Kështu, e dashura e tij (e çuditshme, por ka të dashur), e shëtitë rrugës të lidhur me zinxhirë.
"Ndihem mirë kur shoh që frymëzoj njerëzit për të bërë tatuazhe apo për t’u bërë ata që janë. Kjo më bën të lumtur”, thotë ai.
No comments:
Post a Comment