Saturday, August 17, 2013

Nget makinën në gjumë, për 300 kilometra!?


Një grua nga Zelanda e Re, pasi mori pilula gjumi dhe ra në gjumë, kishte ngarë makinën për jo më pak se 300 kilometra. Gruaja e paidentifikuar voziti automjetin natën, nga Hamiltoni në Auckland, dhe pastaj nëpër brigjet lindore të vendit. Atë e gjetën të mbështetur për timoni në rrugë, pranë ish shtëpisë së saj në Taurang, në 4:55 të mëngjesit. Ajo ishte në rrugë për pesë orë dhe kishte kaluar 300 kilometra. Policët pranojnë se janë habitur se si nuk ka bërë aksident trafiku. Policia ka telefonuar mikun e saj, i cili e dinte se ajo ka marrë hapat e gjumit dhe se ka vendosur të vozis. Gjatë udhëtimit ka dërguar SMS që ishin dëshmi se ishte gjysmë e fjetur. Por, miqtë e saj nuk e dinin se në ato çaste ishte pranë timonit në rrugë. Policët e ndoqën makinën e saj përmes sinjalit të pajisjeve mobile, por nuk ia dolën ta arrinin. Gruan e gjeti kushërira e saj. Kur u zgjua nuk mbante asgjë mend nga nata e kaluar. "Ajo ka marrë ndalesë të vozitjes dhe urdhëresë që të kërkojë ndihmë mjekësore në mënyrë që të mos i merret leja”, ka thënë Dave Litton, zyrtar i lartë i policisë në Hamilton.

No comments:

Post a Comment