Saturday, August 17, 2013

Trajtimi mizor i gomarit nga një “ulqinak” (Video)

Portali Vijesti i Malit të Zi, ka postuar xhirimin ku shihet një gomar i lidhur për një veturë e tipit “Jugo”. Një xhirimin e shkurtë shihet gomari i lidhur me veturën me targa të Ulqinit. Gomari nuk mund të vraponte shpejtë, kështu që rrëzohet e tërhiqet zvarrë në rrugë. Sipas lexuesit të portalit malazias, që ka dërguar xhirimin, kjo ngjarje ka ndodhur para dy ditës, rreth orës 11-12, në rrugën drejtë Vladimirit në Ulqin. Policia malazeze ka ngritur padi penale kundër S.V. (65) nga Ulqini, nën dyshimin se ka kryer vepër penale të torturimit të kafshës.

No comments:

Post a Comment